Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i është kundërpërgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për raportet e publikuara pë rkorrupsionin në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se dokumenti i vetëm që duhet t’i referohemi të gjithë është progres-raporti i Komisionit Europian që sipas tij është raporti më i mirë që ka marrë Shqipëria ndonjëherë.

Për sa i përket propozimeve të Partisë Demokratike, Balla tha se përshëndet opozitën që është kthyer në jetën e dobishme parlamentare.

Do të shihte mirë që mazhoranca dhe opozita të respektonin qëllimin e kësaj seance të Kuvendit. Nuk jam këtu për të replikuar me kryetarin e opozitës. Do të doja që ai të kishte paraqitur një dokument serioz. Dokumenti që ne duhet t’i referohemi është progres-raporti i Komisionit Europian. Është viti i 15 që KE sjell një raport të tillë. Opozita duhej të ishte e mirëpritur për të kërkuar një mocion diskutimi për progres-raportin si më i pacënueshmi për sa i përket integritetit. Progres-raporti i 2021 është raporti më i mirë që nga fillimi i tyre. Ky është progres-raporti i parë që thotë se Shqipëria vazhdon me konsolidimin e reformave për rrugën drejt Bashkimit Europian. Ky ëstë raporti i parë që të gjitha detyrat e lëna për sa i përket Reformës në Drejtësi quhen si të përmbushura. Për PS-në kur flitet për reformën zgjedhore një çështje ka qenë thelbësore vota e atyre që jetojnë jahtë. Për 25 prillin e 2025-ës shpresoj të kemi kohën që shqiptarët që jetojnë jashtë të marrin pjesë. Unë nuk do t’u përgjigjem për propozimet e ndryshimeve kushtetuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E mirëpresim propozimin tuaj, janë 28 firma deputetësh që e vendosin Kuvendin në punë. Do t’i shqyrtojmë të gjitha në bazë të opinioneve të Venecias. Kemi edhe ne disa propozime tonat.

Unë e përshëndes opozitën që është kthyer në jetën e dobishme parlamentare. Meqë për fat të keq një prej komisionet e ngritur nga hyrë në një ngërç doja t’ju kërkoja që nëse doni që komisionet të funksionojnë duhet të kuptoni se rregulloja e Kuvendit nuk është statut i një partie që mund të ndryshohet. Në përfundim do të jetë 2 raporte por rëndësi ka kjo jetë parlamentare që mbart nevojën e dialogut politik konstruktiv që është i nevojshëm për vendin”- tha Balla.