Opozita akuzon Ramën se ka urdhëruar sulmin ndaj Mëngjesit, Balla: Zotëria i ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opozita akuzon Ramën se ka urdhëruar sulmin ndaj Mëngjesit, Balla: Zotëria i ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi. Ai i është përgjigjur akuzave të opozitës, të cilët akuzuan kreun e qeverisë Edi Rama si personin që ka urdhëruar sulmin. Balla thotë se Policia e Shtetit po ndjek çështjen dhe njëri nga autorët është identifikuar. Ndërsa akuzat e opozitës ndaj kryeministrit i quan sulm.

Taulant Balla: Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!

Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e sotëm në zonën e ish-bllokut. Ai u godit me grushte dhe sende të forta e leva dhe përfundoi në spital.

Siç mësoi Vizion Plus, policia ka identifikuar njërin prej autorëve. Ndërkohë policia ka ushtruar kontroll në banesen e personit qe është identifikuar.

Advertisement

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të një gjyqi pronesie. Autorët i janë afruar Mëngjesit dhe fillimisht e kanë qëluar me shpulla. Në kamera duket se avokati i ka njohuar autorët pasi komunikon me ata. Më pas autorët e kanë qëlluar edhe me sende të forta./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy