Këtë të premte do të dalin para gjykatës 30 nga 84 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli”. Të arrestuarit do të njihen me akuzat, ndërsa Prokuroria mësohet se ka kërkuar “arrest me burg” për 25 persona.
Ndërkohë, masë më e butë sigurie është kërkuar për 4 gra dhe një person mbi 70 vjeç.
Advertisement
Numri i personave të arrestuar në qarkun e Tiranës ka shkuar në 90. Të arrestuarit janë pjesë e 7 grupeve që merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe kanabisit në kryeqytet.