Policia dha njoftim zyrtar për aksionin e kësaj të mërkure në Kadastrën e Durrësit. Ajo njoftoi se përveç juristit Mikel Zaho, 43 vjeç, u prangosën edhe dy persona të tjerë: I. F., 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, G. A., 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës.
Po ashtu një shtetas tjetër me inicialet R. H. u la në arrest shtëpie. Ata kanë regjistruar me dokumente të falsifikuara një pasuri të paluajtshme 2.000 me2 tokë truall dhe mbi 550 m ndërtesë në Hipotekën e Durrësit.
Advertisement
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”. Për të finalizuar operacionin e koduar “Mbikalimi” u deshën gjashtë muaj hetime.
Advertisement