Në reagimin e tij për operacionin e SPAK në Ministrinë e Brendshme, deputeti Myslim Murrizi shigjetoi Partinë Demokratike.
Teksa përshëndeti punën e SPAK, ai kërkoi që hetimet të thellohen dhe të shtrihen në kohë, për të zbuluar një tjetër aferë të ndodhur me tenderat e Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2012, kur në pushtet ishte PD-ja.
“Pse nuk folët një fjalë për këtë tender???? Nuk e dinit????? Po për tenderin tjetër me date 3 prill 2021 të sh.a. Ujësjellës-Kanalizimeve të Bashkisë Lushnjë me vlerë 1.5 milionë euro, pse nuk belbëzon asnjë fjalë partia e kunatit????? Apo kur tenderat i marrin këta të PD dhe miqtë, shokët, ORTAKET tuaj nuk flisni ju, ndërsa kur i marrin ata që nuk “kolliten” te ju, dilni dhe dërdëllisni si gjeli maj plehut. Prej 20 vitesh jeni njëlloj të pistë, të ndyrë, të kapur, nga “fituesit “e tenderave dhe njëlloj kokrra e hajdutëve të parave publike, prandaj vetëm ju nuk duhet të flisni asnjë fjalë se ndyni ambientin. E ftoj SPAK-un të hetojë çdo tender të këtyre 20 viteve dhe do të shihni që jo pak nga këta fytyra apatike do të jenë të arrestuar. Pale po të hetohen edhe dhëniet e licencave të noterëve dhe përmbaruesve gjyqësorë, çfarë gallate do shihet me ish-ministrat e Drejtësisë”, u shpreh ai në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Myslim Murrizi së bashku me Halit Valterin rreth një vit më parë e denoncuan në SPAK tenderin për uniformat e policisë.