Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u zotua se operacioni ndërkombëtar “DOBRA” nuk ka përfunduar.

 

Në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se grupi kriminal, që përbëhej kryesisht nga shqiptarë, do të goditet më tej, duke i hequr pronat e përfituara nga trafiku i drogës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne nuk do të mjaftohemi vetëm me ndalimin e operacionit në këtë stad, por do të vazhdojmë në vendin tonë për të identifikuar dhe investuar të gjitha pronat që kanë ardhur nga rezultat i këtij veprimtarie kriminale për të gjithë shtetasit e përshirë. Duke goditur dhe në pjesën ekonomike i japim një goditje të fortë këtij grupi kriminal, duke e paralizuar atë. Ky është operacioni i parë i përbashkët që zhvillojmë me kolegët tanë spanjoll, unë besoj dhe shpresoj që do ta vijojmë dhe në të ardhmen operacione të tilla të përbashkëta.”