Mes të arrestuarve nga hetimet e operacionet antidrogë, të zhvilluar në disa qytete të vendit, është edhe efektivi i policisë, Saimir Hysa. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.
Të paktën 7 persona të arrestuar dhe 5 persona janë shpallur në kërkim nga blutë e Elbasani.
Advertisement
Në pranga kanë rënë Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli.
Të ndaluarit janë nën akuzë për drogë, armë pa leje e trafik lende narkotike. Policia ka sekuestruar doza të shumta lënde narkotike kanabis, tre armë zjarri, armë të ftohte dhe peshore.
Advertisement