“Open Balkan”, sot mbahet takimi i radhës në Beograd, ja kush do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Open Balkan”, sot mbahet takimi i radhës në Beograd, ja kush do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut

Mbahet sot në Beograd takimi i radhës për nismën rajonale “Open Balkan’’.  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet të takohet sot në mesditë me presidentin serb Aleksander Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, i cili përfaqëson në këtë aktivitet Zoran Zaev, që u dorëhoq si kryeministër.

Takimit të tre zyrtarëve do t’i paraprijë një takim me përfaqësues të kompanive nga Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.

Takimet do të vijojnë edhe ditën e nesërme, ku do të jetë edhe konferenca e përbashkët për shtyp. Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Advertisement

Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy