“Open Balkan”/ Dimitrov: Në Tiranë do të deklarojmë fitoret e deritanishme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Open Balkan”/ Dimitrov: Në Tiranë do të deklarojmë fitoret e deritanishme

Në Beograd ka nisur konferenca e përbashkët për shtyp për ‘Open Balkan’ mes Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Tre liderët dkanë paraqitur  të gjitha marrëveshjet që kanë arritur në kuadër të takimit të “Open Balkan” gjatë ditës së sotme.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, është shprehur nga Beogradi se në dhjetor në Tiranë do të shpalosen fitoret e deritanishme të nismës. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që nisma të mbetet e hapur për të gjitha vendet e rajonit

“Bashkëpunimi rajonal është një zgjedhje e zgjuar, zgjedhja e duhur dhe zgjedhja evropiane. Rëndësia që Maqedonia e Veriut i jep kësaj nisme është pikërisht në këtë drejtim. Kjo nismë synon që të ndërtojë solidaritet duke u zhvilluar, duke ndërtuar një treg të përbashkët rajonal. Gjithçka do të realizohet vetëm me vullnet politik që duhet të përkthehet në zgjidhje legjislative, çka do të thotë marrëveshje ndërkombëtare. Ne kemi hapur bisedime të sinqerta me bizneset. Ata humbasin shumë me procedura burokratike. Në Tiranë do të deklarojmë fitoret e deritanishme. Është shumë e rëndësishme që nisma të mbetet e hapur për të gjitha vendet e rajonit. Besoj se sa më të vendosur të jemi për të ecur përpara aq më të besueshme do të bëjmë nismën edhe për vendet e tjera”, tha Dimitrov.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy