Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon shkarkimin e prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

 

ONM i paraqiti Komisionerit Publik rekomandimin që të ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë Imerajn.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas kërkesës së ONM-së, reagoi ashpër ambasadorja amerikane Yuri Kim.

 

Ajo tha në “Twitter” se kjo çështje duhet ndjekur nga afër për të kuptuar nëse do të ketë drejtësi apo sulme ndaj procesit të vetingut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në përputhje me rolin e tij kushtetues në procesin e verifikimit, vëzhguesit e ONM dje rekomanduan Komisionerët Publikë të apelojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për një çështje të rëndësishme. Të gjithë duhet të shikojmë nga afër se çfarë ndodh më pas. A do të jetë përgjigjja për të treguar guxim dhe integritet për të dhënë drejtësi ose, siç e kemi parë shumë shpesh në të kaluarën, për të devijuar përpjekjet duke sulmuar procesin e vetingut dhe duke shpifur për vëzhguesit ndërkombëtarë? A do t’i shërbejë media publikut dhe do ta mbulojnë këtë çështje me integritet apo do të marrin telefonata dhe do të pranojnë të qëndrojnë të heshtur dhe të verbër? Është koha të tregojmë guxim dhe integritet. Koha për të thyer modelet e vjetra që dëmtojnë. Koha për … për të ecur përpara, hap pas hapi. Amerika do të jetë me ju.”