Dy javët e fundit të janarit pritet të shënojnë rritje të konsiderueshme të rasteve të prekura nga “Omicron”.
Mjekët epidemiologë e argumentojnë këtë me faktin se ky variant po qarkullon në masë që nga periudha e festave jo për shkak të grumbullimeve, sa për faktin që kishim lëvizje dhe ardhje të turistëve nga shumë vende të Europës, ku “Omicron” ishte i pranishëm në masë.
Omicron është më pak agresiv dhe kjo reflektohet në simptomatikën që shfaq tek pacientët e prekur, por është më i trasmetueshëm, thekson Alimehmeti.
Sa i përket shtrimeve në spitale ende kemi prani të madhe të variantit delta, ndërkohë që edhe numri i hospitalizimeve pritet të rritet në javët në vijim.
Aktualisht situata është e qëndrueshme në infektiv me 116 pacientë të shtruar.