Kryeministri Rama lajmeroi disa levizje ne keshillin e ministrave. Ai beri te ditur se Gent Cakaj nuk do te jete më në krye të diplomacise. Ne kete post do jete Olta Xhacka e cila do zevendesohet tek Ministria e Mbrojtjes nga Niko Peleshi.
Postimi i kryeministrit Rama:
Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.
Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes.