ODIHR ka nisur sot takimet ne Tirane per zgjedhjet parlamentare te 25 prillit. Takimin e pare, perfaqesuesit e misionit, e kane zhvilluar ne Ministrine e Jashtme dhe me pas kane takuar perfaqesuesit e forcave kryesore politike ne vend; Partine Socialiste, Partine Demokratike dhe Levizjen Socialiste per Integrim.
Gjate qendrimit ne Tirane, ekspertet e ODIHR do te bisedojne edhe me anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, anetaret e Kolegjit Zgjedhor si dhe perfaqesues te Shoqerise Civile.
Misioni i vleresimit te nevojave ka si qellim te rekomandoje monitorimin ose jo te zgjedhjeve parlamentare, por ne rastin e Shqiperise nuk ka dilema per nevojen e nje arbitri si ODIHR-i.
Pas rekomandimit te eksperteve, ODIHR pritet të caktojë shefin e misionit, i cili, së bashku me nje ekip vezhguesish do te monitoroje fushaten zgjedhore, diten e votimit dhe procesin e numerimit.