OBT: Shqipëria, e para për turizmin/ “Shënoi rritjen më të madhe për thithjen e vizitorëve të huaj”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBT: Shqipëria, e para për turizmin/ “Shënoi rritjen më të madhe për thithjen e vizitorëve të huaj”

Shqipëria arriti të thithë numrin më të lartë të vizitorëve të huaj gjatë sezonit turistik të këtij viti, duke zënë vendin e parë në botë.

 

 

Organizata Botërore e Turizmit e rendit vendin tonë në krye të listës për rritjen që realizoi gjatë këtij viti, duke lënë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe destinacionet turistike të Evropës.

Advertisement

 

 

Sipas të dhënave të barometrit të turizmit të Organizatës Botërore, rritja turistike e Shqipërisë gjatë periudhës janar-shtator 2022 ishte 18% më shumë se 2019, duke tejkaluar kështu edhe shifrat e vitit që konsiderohej si më i miri turistik.

 

Advertisement

 

Për ministren Mirela Kumbaro, këto të dhëna tregojnë se ky ishte sezoni turistik më i mirë ndonjëherë.

 

MIRELA KUMBARO

Advertisement

MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

 

“Kur një sezoni të suksesshëm turistik i “vihet vula” edhe nga Organizata Botërore e Turizmit si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike krahasuar me vitin 2019. 6,79 milionë vizitorë të huaj mikpritëm nga janari në tetor, në tejkalim të të gjithë vitit 2019 dhe duke e bërë vitin 2022 më të mirin ndonjëherë sa i përket flukseve turistike.”

 

Advertisement

 

Referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria mbeti destinacion i preferuar për turistët e huaj edhe gjatë tetorit, duke shënuar një rritje në shifra me 22.3% krahasuar me tetorin e 2021.

 

 

Advertisement

Gjatë dhjetëmujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Anglia me 97,6 %

 

 

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy