![“O Sali o hero, gjithë shqipëria ty të do”/ Demokratët në Shkodër shpërthejnë në brohoritje](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/10/salla-590x354-1.jpg)
Gjithë salla ku pritet të zhvillohet “Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha ka shpërthyer në brohoritje teksa ish kryeministri hyri brenda.
Një numër shumë i madh demokratësh i kanë bërë një pritje madhështore ish kryeministrit ndërsa kanë vijuar me thirrjen “O Sali o hero, gjithë Shqipëri ty të do”. Ai është pritur nga qindra qytetarë, të cilët e kanë pritur me flamuj të PD dhe brohoritje masive.
Edhe në këtë takim, Berisha është shoqëruar nga deputeti Flamur Noka, ndërkohë që të pranishëm janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Aldo Bumçi dhe Gent Strazimiri.
Gjithashtu në mbështetje të Berishës janë edhe ish deputeti Lorenc Luka, kreu i FRPD, Arvid Vushati, ish kryetrarët e bashkisë Ormir Rusi dhe Artan Haxhi dhe sekretari i degës PD, Aleksander Marleci.
Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD, Berisha ka filluar lëvizjen e tij kundër Bashës me takimet nëpër qytetet e Shqipërisë. Më herët ish kryeministri ka qenë në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Durrës.