Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Kavajë ku po zhvillon “Foltoren” e radhës.
Berisha është pritur me entuziazëm dhe brohorima nga qindra demokratë që kishin mbushur sallën në Pallatin e Kulturës. Demokratët kanë brohoritur në kor “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.
Ndërsa me dhjetra qytetarë e kanë shoqëruar Berishën me makina që nga Shkëmbi i Kavajës.
Advertisement