Politikanët në vendin tonë duket se nuk po i shpëtojnë trendit më të ri, përdorimit të TikTok-ut.
Në një kohë kur ky aplikacion po njeh një zhvillim shumë të madh, duket se vëmendja për përdorim është shumë e madhe.
Kryeministri Edi Rama ka qenë politikani i parë që ka pasur një llogari në TikTok, ndonëse nuk është shumë aktiv.
Ky i fundit, sot postoi një video komike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke i zënë sytë dhe duke i thënë që ta gjente kush ishte.
Vëmendje të veçantë duket se po i kushton edhe kreu i PD Sali Berisha, i cili kërkoi nga strukturat që të jenë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa dje njoftoi se edhe vetë do të jetë pjesë e “trendit të ri”.
Por edhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nxjerrë në TikTok një video me Nard Nokën nga pishinat.
Ky i fundit shihet në ujë, ndërsa Meta duke e xhiruar e pyet se “çfarë bën mor burrë?”
Ndoka: Ça të bëjmë stërvitje
Meta: I jashtëzakonshëm, po stërvitje për ça o vlla për fitore apo barazim?
Ndoka: Stërvitje për energji
Meta: Hajde forca, fitore Nardi forca.