Kryeministri Edi Rama ishte sot në Grabom të Malësisë së Madhe, pasi është hapur pika e përbashkët kufitare, që do të lidhë Velipojën me Malin e Zi, në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.
I pranishëm në ceremoninë e organizuar ishte edhe zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Advertisement
Në momentin që do të pritej shiriti i përurimit, Rama i kërkoi Abazoviç që t’i bashkohej ceremonisë së shkurtër simbolike. Ata kanë bashkuar duart dhe kanë prerë shiritin.
“O Dritan hajde këtu hajde, hajde more këtu…”, dëgjohet të thotë Rama.
Advertisement