
I riu shqiptar që gjeti vdekjen në Itali këtë të shtunë, është nga Cërriku.
20-vjecari vdiq teksa punonte në një serë në zonën Falciano del Massico në Caserta.
Pak kohë më parë, i riu, ishte bashkuar me familjen e tij, e cila kishte vite që jetonte në Sparanise, në Agro Caleno.
Këtë të shtunë ai iu ankua babait të tij, që po I merrej fryma dhe pak më vonë gjeti vdekjen tragjikisht. Ndonëse ambulance erdhi shpejt në vendin e ngjarjes nuk mundi ta shpetojë të riun shqiptar.
Advertisement
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të mëtejshme.
Paraprakisht dyshohet se shkak I vdekjes janë bërë temperaturat e larta të kombinuara edhe me nxehtësinë e shtuar të punës brenda në sera.