Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, qindra qytetarë dhe vullnetarë, të mbështetur nga punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë së Tiranës, si dhe 27 njësitë administrative, morën pjesë sot në aksionin e pastrimit të Tiranës.
Aksionit, i cili nisi që në orët e para të mëngjesit, iu bashkuan edhe nxënësit sëbashku me mësuesit e tyre duke kontribuar në largimin e mbetjeve në hapësirat pranë shkollave.
Reshjet e shiut që nisën mëngjesin e sotëm nuk i penguan të rinjtë që të bëhen pjesë e kësaj nisme në mbrojtje të mjedisit.
Viti 2021 është viti i katërt i Ditës Botërore të Pastrimit, të cilës i bashkohen 186 shtete. Për vitin 2022, Shqipëria është përzgjedhur edhe si vendi organizator i Ditës Botërore të Pastrimit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";