Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e nxënësve të “Muhamet Akif” për mbylljen e kolegjit.
Në një postim në Tëitter, Rama shkruan se nxënësit po protestojnë kundër pronarëve, që sipas tij shitën godinën dhe shkuan diku tjetër pa respektuar rregullat e ligjit.
Advertisement
Rama thekson se Ministia e Arsimit ka respektuar ligjin, njësoj si në rastet e tjera.
“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”, shkruan Rama.
Advertisement