Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit shkollor do të zhvillohen provimet e lirimit për klasat e nënta. Tre testet në lëndët gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë e huaj, do të mbahen përkatësisht në datat 16, 21 dhe 25 qershor.
MAJLINDA DERVISHI
DREJTUESE E SHKOLLES “EDIT’H DURHAM”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Vitin e shkuar, nota përfundimtare u nxorr nga një mesatare të vlerësimeve të tre tremujorëve dhe nga një mesatare e klasës së gjashtë, të shtatë dhe të tetë dhe përfundimi i klasës së nëntë. Sivjet nxënësit do t’i nënshtrohen testit dhe do të vlerësohen për arritjet.”
Ndërkohë nëpër shkolla kanë nisur përgatitjet dhe orët e konsultimeve, ndërsa nxënësit e klasës së 9, do t’u nënshtrohen edhe paraprovimeve.
“Ky paraprovim bëhet për të matur ku janë arritjet e nxënësve, se si po shkojmë në provimet e lirimit dhe njëkohësisht për të parë edhe pikat e dobëta që do të kemi në secilën lëndë që të përkutshohemi në konsultime për mangësitë që mund të ketë nxënësi. Qëlli i paraprovimit është njëkohësisht të njohim nxënësit edhe nga ana praktike me rregullat dhe zbatimin e tyre.”
Përsa i përket procedurës së provimit, do të ndiqen të gjitha rregullat të kombinuara me protokollin e sigurisë së shëndetit.
“Ditën e provimit, nxënësit do të vijnë në insitucion një orë përpara. Do të hynë brenda pasi t’u jetë matur temperatura dhe të jenë dezinfektuar. Në ambientet e një klase nuk do të jenë më shumë se 15 nxnënës, kështu ruhet edhe distanca.”
Ndërkaq për nxënësit të cilët do të vlerësohen në test me notë jo kaluese, do të penalizohen me ripërsëritjen e vitit shkollor.