
Ambasadoria Amerikane Yuri Kim ka shkuar këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit.
Qëllimi i vizitës së Kim ka qënë i qartë: ajo ka pasur takime të shpejta paradite me drejtuesit më të rëndësishëm politik të forcave të mëdha në këtë qark.
Filimisht Kim u takua në lokal me drejtuesin politik dhe kandidatin e PS, Taulant Balla, më pas pati një takim edhe me Gazmend Bardhin e PD.
Pas tyre, raporton Vizion Plus, radhën për të hyrë në lokal në qëndër të Elbasanit, e pati Monika Kryemadhi.
I shoqëruar nga krahu i saj I djathtë Eriol Braimllari, drejtuesja e LSI që kandidon edhe në Elbasan, pati gjithashtu një takim me Yuri Kim.
Mesa duket nxehja e fushatës dhe fakti që Elbasani mbetet një qark “problematik” ka bërë që Kim të marrë rrugën nga Tirana drejt këtij qyteti për të dhënë mesazhet e duhura dhe nga afër.