Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e sotme me radhë emrat që do të kryesojnë listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit. Rama tha se emrat që kryesojnë këto lista janë vendosur pa asnjë debat. Pjesa më e madhe e tyre vihet re të jenë gra dhe vajza.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, politologu Adri Nurellari u shpreh se kryeministri Rama bëri një lëvizje inteligjente duke u ndalur kështu tek renditja e kandidatëve në lista.

“Është e kuptueshme. Është një lloj taktike që ai të mobilizojë njerëzit e vet dhe duket se ka bërë një lëvizje inteligjente, sepse në fund të listave me sa po përflitet dhe deklaroi ka vënë ish-zyrtarë qeveritarë, duke i nxitur ata të japin maksimumin, që ato paratë që kanë bërë dhe që kanë akumuluar me korrupsion a me forma të ndryshme t’i hedhin në fushtaë, për të blerë apo për të siguruar vota. I motivon, i nxit, duke mos i futur në zonën e sigurtë, që të shfrytëzojnë qoftë kapitalin që kanë vënë gjatë qeverisjes, qoftë edhe marrëveshjet, lidhjet që kanë me grupet e interesit për të kapërcyer nga fundi i listës dhe për të marrë nga lista fituese.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";