
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla prezantoi në një dalje për mediat emrat e kandidatëve.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, politologu Adri Nurellari duke iu referuar disa prej emrave në listat e PS-së, u shpreh se edhe kjo parti ka rekrutuar kandidatë nga partitë e tjera.
Nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Ervin Bushati u shpreh se është e nevojshme të shihet renditja e tyre.
Adri Nurellari: Partia Socialiste, ka Vasil Sterjovskin që është i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian, Halit Valterin që ka qenë i PD-së, Tahir Muhedinin, që ka qenë president i PDIU-së, kështu që nuk më duket ndonjë avantazh ose ndryshim i madh, sepse më herët tha se vetëm Partia Demokratike i ka të adoptuar nga krahët e tjera dhe Partia Socialiste na e shiti si të kulluar dhe të pastër.
Ervin Bushati: Duhet të shohësh renditjen
Adri Nurellari: Si kristal.. a thua se s’ka rekrutim nga jashtë