I shtrië në krevat gjysmë i zhveshur dhe me plagë në kurriz, 39-vjeçari nga Dibra Nuredin Dumani nuk bëri asnjë rezistencë ndaj uniformave blu kur u kap te marten ne mbremje vone ne Fier.
Së bashku me të u prangos dhe 40-vjeçari, Henrik Hoxhaj.
Ai u kap poshtë pallatit teksa bënte roje, ndërsa ishte i armatosur.
Po ashtu u shoqërua dhe një vajzë nga Kosova, e cila mendohet se bashkëjetonte me Nuredin Dumanin.
Pas operacionit të koduar me emrin “Arratia”, drejtori I përgjithshëm I policisë sqaroi detaje nga arrestimi i Dumanit.
GLEDIS NANO – DREJTOR I PERGJITHSHEM I POLICISE
AdvertisementPas marrjes djeni për ndodhjen e kësaj ngjarjeje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe ndjekjes në një kohë shumë të shpejtë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u arrit të lokalizohej dhe kapej shtetasi Nuredin Dumani. Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit.
Burime pranë grupit hetimor thanë se Dumani prej dy javësh ishte vendosur në lagjen “Apolonia” në Fier.
Ai u kap pak orë pas ngjarjes së ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku një makinë tip BMW u sulmua me armë zjarri.
Në këtë mjet dyshohet të ketë qenë Dumani i cili nga të shtënat mbeti i plagosur.
Nga provat e mbledhura hetuesit zbuluan një shkëmbim zjarri dhe më pas u vunë në lëvizje duke zbuluar vendodhjen e 39-vjeçarit.
Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes mes grupeve kriminale.
Agjentët kanë ngritur dyshime të forta se Nuredin Dumani mund të jetë nxjerrë në pritë nga të besuarit e tij.
Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që autor i atentatit të jetë kundërshtari i tij, Talo Çela.
Burime të sigurta nga prokuroria e Elbasanit thanë se Dumani mund të jetë njoftuar se në zonë po lëvizte Talo Çela dhe për këtë arsye ai ka shkuar për ta ekzekutuar, por ra pre e sulmit.