Një super-operacion i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme dhe policisë së shtetit ka bërë të mundur shkatërrimin e 8 grupeve të strukturuara kriminale. Sipas SPAK këto grupe janë të përfshira në ngjarjet më të rënda gjatë 10 viteve të fundit.

Deri tani prokuroria ka lëshuar 32 urdhër-arreste, ndërkohë që janë ekzekutuar 18 prej tyre. 9 nga të akuzuarit aktualisht ndodhen në qeli për vepra të tjera penale.

 

Operacionet janë shtrirë në disa qytete të vendit, ku konkretisht janë goditur 4 grupe: 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 grup kriminal në Durrës. Sipas kreut të SPAK, Arben Kraja, këto grupe kryenin vrasje me pagesë dhe ekzekutime mafioze. Sipas tij nuk kanë munguar as eliminimet mes bandave rivale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kraja paralajmëroi se personat e tjerë që janë në kërkim nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Madje për të arrestuarit do të ketë edhe hetim financiar.

 

Hetimet e kryera kanë evidentuar ekzistencën e 8 grupeve kriminale, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. 4 grupe në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës. Karakteristikë është dhuna e egër e shkaktuar. Ata bashkëpunojnë me grupe kundërshtare. Grupet kriminale paguanin shumë të mëdha parash për vrasjen e kundërshtarëve. Flitet për një shkallë të lartë organizimi. Pas kërkesës së SPAK janë caktuar masat e sigurisë për 32 shtetas. Është autorizuar kontrollet e banesave për 28 shtetas të tjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në krye të listës që janë në kërkim është Talo Çela, i akuzuar si i përfshirë në disa vrasje dhe në grabitjen e parave në Rinas. Burimet bënë të ditur edhe emra të tjerë si Suel Çela, Florenc Çapja i cili ndodhet në Dubai, Kamer Mehja, Fatos Gosa, Ervis Martinaj etj.

 

Emri i Martinajt ka dalë disa herë në skenë për krime të ndryshme, por nuk kishte prova të mjaftueshme për ta arrestuar. Një tjetër person në kërkim është edhe avokati Alban Bengasi, pasi dyshohet se ka manipuluar disa fakte për dy vrasje, duke akuzuar persona të pafajshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kreu i Policisë së shtetit Gledis Nano tha se në kuadër të operacionit “Golden Bullet” janë sekuestruar disa armë, shumë parash dhe municione luftarake.

 

GLEDIS NANO

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.

 

Në mesin e të kërkuarve është edhe efektivi i policisë Leonard Palushi. Ky i fundit me pozicion agjent krimesh në Lezhë, dyshohet se dekonspironte aksionet e policisë duke u dhënë informacione grupeve kriminale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";