Numri i turistëve u rrit, INSTAT: 34 % më shumë se viti i kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Numri i turistëve u rrit, INSTAT: 34 % më shumë se viti i kaluar

Instituti i statistikave ka konfirmuar se flukset turistike u rritën edhe gjatë muajit qershor të këtij viti. Përtej diskutimeve të ditëve të fundit lidhur me numrin e të huajve që kanë frekuentuar Shqipërinë, të dhënat flasin se gjatë muajit që lamë pas hynë në vendin tonë   1.2 milion me një rritje prej 23% krahasuar me të njëjtin  muaj të një viti më parë.

Nëse do ti referohemi të dhënave si 6-mujor, Instat evidenton se në Shqipëri kanë hyrë 4.5 milion të huaj nga 3.3 milion që u regjistruan në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja është 34 %.

Nëse do të marrim në konsideratë flukset e dy viteve të fundit, ritmi i rritjes për  hyrjen e shtetasve të huaj gjatë këtij qershori është më i ngadalësuar gjatë muajit qershor. Ekspertët e shpjegojnë këtë me faktin se gjatë muajve të pranverës pati një rritje të ndjeshme, pasi ka një interes të shtuar për turizmin kulturor, malorë dhe atë historik. Kjo do të thotë se ka një trend të ndryshimit të turizmit në vendin tonë.

Numrin më të madh vijojnë ta mbajnë kosovarët, me 1.7 milion në 6 muajt e parë, nga 1.3 që ishin një vit më parë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy