Numri 2 i Partisë së Lirisë akuzon Ramën/ Agim Nesho: Ai po perpiqet të imponojë një axhendë jo europiane për Shqipërinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Numri 2 i Partisë së Lirisë akuzon Ramën/ Agim Nesho: Ai po perpiqet të imponojë një axhendë jo europiane për Shqipërinë

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho përmes një daljë për mediat akuzoi kryeministrin Rama se po përdor një diskurs anti-europian.

 

Nesho tha se retorika retorika boshe por e qëllimshme e Kryeministrit Rama në forumin e Bled, ku deklaroi se ‘Bullgaria per tetë vite ka penguar integrimin e Shqipërisë në BE’, do të ketë pasoja me këtë vend mik dhe anëtar të BE-së, pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë ka bërë të ditur se këtë deklaratë anti-Bullgare dhe anti-europiane do ta ndjekë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe europiane.

 

Advertisement

Akuzat për shpifje ndaj kryeministrit Rama, të bëra nga një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe anëtar i NATO-s, një vend historikisht mik i Shqipërisë, ngre alarmin për diskursin anti-europian në të gjitha planet: ndaj politikave të BE-së, ndaj vendeve të vecanta si dhe dështimin në plotësimin e kërkesave themelore të Parlamenit Europian, Bundestagut Gjerman, për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.

 

Nesho shtoi se Rama si autokrati i ri i Shqipërisë, po perpiqet të imponojë një axhendë jo europiane për Shqipërinë, duke kritikuar, provokuar vendet europiane dhe vetë Bashkimin Europian për të bllokuar procesin e përbashkët konsensual të integrimit të vendit tonë në BE.

 

Advertisement

Partia e Lirisë, e shikon këtë politikë të personalizuar të zotit Rama si shumë të rrezikshme dhe me pasoja për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane. Qeveria Shqiptare e zotit Rama duhet të kuptojë, që shtetet europiane si Franca, Hollanda, Bulgaria ishin preteksti. Por fakti real, ishte në mungesën e vullnetit politik të kësaj qeverie për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, kapjen e shtetit, etj. Siç është edhe sot, vullneti i kryeministrit dhe shumicës së tij parlamentare, për të miratuar ligje anti-europiane, si “Pashaportat e Arta”, Amnistia Fiskale Kriminale, Projektet Strategjike pa transparencë dhe duke përjashtuar investitorët Europianë. Pasioni, për t’ju përkushtuar Ballkanit të Hapur nga qeveria Rama si dhe zbatimi i axhendave rajonale të miqve të rinj ballkanik, sjellin si pasojë qëndrimet provokative ndaj Bullgarisë dhe mospëlqimi dhe kritikat ndaj BE-së. 

 

Partia e Lirisë, shtoi Agim Nesho, shpreh keqardhjen për këto raporte të panevojshme dhe të dëmshme ndaj një vendi mik si Bullgaria, dhe do të qëndrojë e angazhuar për bashkëpunim të sinqertë, me gjithë vendet e rajonit dhe Bashkimit Europian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy