Janë numëruar tashmë 51.68 për qind të votave në komunën e Prishtinës.
Përparim Rama po prin aktualisht me 51.27 për qind të votave, ndërkohë që Arben Vitia ka marrë 48.73 për qind.
20 mijë e 578 me 19 mijë e 558 është dallimi aktual, që nënkupton se dallimi ishte 1 mijë e 20 vota në të mirë të Përparim Ramës, përcjell Periskopi.
Diferenca në vota zgjedhjet e fundit kishte qenë plot 20 mijë sosh.
Advertisement