1173 qytetarë janë ndëshkuar me 3 mijë lekë gjobë gjatë ditëve të para të vitit 2021, pasi janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë gjobitur me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë ndaj 5 bizneseve që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Po ashtu, janë evidentuar 5 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Advertisement