Në datën 26 prill në orën 11:00 do të mbahet protesta e katërt para Bashkisë së Tiranës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur anëtari i Kryesisë së PD së Rithemelimit Belidn Këlliçi, i cili u shpreh se opozita nuk do të tërhiqet deri në largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se korrupsioni i Veliajt ka djegur ëndrrat e çdo të riu në Tiranë, teksa shton se kryeqytetit i mungojnë të gjitha ambientet e argëtimit.

“Korrupsioni i Erion Veliajt, djeg çdo ditë ëndërrat e të rinjve dhe shpresën e kryeqytetasve për të jetuar në një metropol Europian. Tirana sot është një qytet i vjedhur, pa teatër, pa galeri, pa bibliotekë, pa cirk, pa mjedise argëtimi dhe edukimi, pa parqe, pa hapësira publike, me shkolla me 2 turne, pa çerdhe, me trafikun më të rënduar në Europë dhe me ajrin më të ndotur në botë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ketë realitet, nuk e meriton asnjë qytetar i Tiranës, pa asnjë dallim politik. Ndaj për këto arsye, e shumë të tjera, ftojmë sërish qytetarët e Tiranës, javën tjetër, në protestën e rradhës, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, përpara zyrës së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe 5D, Erion Veliaj. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës. O sot, o kurrë”, shkruan Këlliçi./vizionplus.tv