Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se “Berisha më ka thënë që s’ pyet për PD para vetes së tij”.

 

Nga “Foltorja” e Kurbinit, Berisha theksoi se nuk e ka thënë kurrë këtë, ndërsa ka treguar versionin e tij të bisedës me Bashën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Fakti që unë jam midis jush, dëshmon se mbi çdo gjë tjetër unë vë idealet dhe interesat tuaja. Cila është e vërteta e kësaj bisede me Bashën. Dy muaj më parë vjen e më thotë se i ka thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do këtë pasoja të tmerrshme mbi fëmijët e tij.

Unë i them: Luli kjo është betejë për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Nuk ka forcë që më merr mua dinjitetin. Fëmijët e mi janë dakord në betejën time për dinjitet. Partia ime nëse pranon gënjeshtrën për të vërtetë, nuk meriton te jetë parti demokratike. Ky është historiku i bisedës sime. Nuk i kam thënë kurrë që nuk pyes për PD”, theksoi Berisha.