“Nuk pranoi të pozojë me foton e flamurit të Kosovës në sfond”, zbardhet arsyeja që Daçiç refuzoi homologët në Ministerial

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk pranoi të pozojë me foton e flamurit të Kosovës në sfond”, zbardhet arsyeja që Daçiç refuzoi homologët në Ministerial

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç refuzoi foton familjare në Ministerial për shkak të prezencës në sfond të flamujve të vendeve që janë pjesë e Procesit të Berlinit.

 

Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani kërkoi që Daçiç t’i bashkohej fotos familjare të këtij samiti, por gjeti kundërshtimin e homologut serb.

 

Advertisement

Hasani i qëndroi protokollit paraprak të samitit për realizimin e fotos me të gjithë pjesëmarrësit duke pasur në sfond flamujt e vendeve që janë pjesë e procesit të Berlinit.

 

Mesaduket prania e flamurit të Kosovës, në listën e flamujve të tjerë  si pjesë e këtij samiti, ka qenë arsyeja kryesore që ka shmangur kreun e diplomacisë serbe nga realizimi i fotos zyrtare me homologët e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy