Ish-kryeministri, Sali Berisha ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së Posaçme për t’u paraqitur në seancën gjyqësore ndaj tij. Gjykata e Posaçme bën me dije se ka njoftuar me shkrim ish-kryeministrin, mbi masën e sigurisë, ai ka kthyer përgjigje “refuzuar”.
“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme”, thuhet në njoftim.
Ish-kryeministri, Sali Berisha është nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ai ka refuzuar të paraqitet në seancat gjyqësore, ndërsa e konsideron hetimin si sulm politik.