Nuk njeh Alibeajn si kryetar/ Bylykbashi bojkoton mbledhjen e grupit parlamentar të PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk njeh Alibeajn si kryetar/ Bylykbashi bojkoton mbledhjen e grupit parlamentar të PD

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ra në sy, mungesa e deputetit dhe anëtarit të Komisionit të Rithemelimit, Oerd Bylykbashi.

 

Bylykbashi nuk e njeh Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar pasi respekton vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit i cili e ka shkarkuar Enkelejd Alibeajn nga posti i nenkryetarit të partisë dhe rrjedhimisht duke qene se kryetar i grupit zgjidhet një nga nënkryetarët e PD, posti i kryetarit te grupit parlamentar nuk është legjitim.

 

Advertisement

Sipas Bylykbashit edhe gjatë javëve të fundit Alibeaj nuk ka ndihmuar bashkimin e grupit parlamentar të PD, duke i ndarë deputetët në deputetë të PD dhe deputetë të përjashtuar nga PD në kundërshtim me Kushtetutën, rregulloren e Kuvendit, statutin e PD dhe rregulloren e grupit parlamentar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy