Nuk ndryshojnë masat anti-Covid/ Infektimet rriten pas festave, por s’ka alarm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ndryshojnë masat anti-Covid/ Infektimet rriten pas festave, por s’ka alarm

Numri i rasteve te reja me koronavirus ka pësuar rritje në dy javët e fundit. Ky është përfundimi i Komitetit te Ekperteve, që pohon se edhe pse incidenca është pozitive, situata nuk është alarmante.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROTJES SOCIALE
Komiteti duke ndjekur situatën mbi baza ditore e javore ka vlerësuar një rritje të incidencës 2 javore që ka pësuar rritje në 14 ditët e fundit. Një rritje që është 217 raste të reja për 100 mijë banorë nga 2-15 janar. Kemi një rritje të numrave të rasteve në bashki duke u rritur numri i bashkive që ka raste të reja nga 44 në 50 bashki me një mesatare të përjavshme prej rasteve të cilat vlerësohen që kanë numra të rritura. Përsa i përket numrit të pacientëve të shtruar, ballafaqohemi me një rritje të rasteve. Rritja është e qëndrueshme, nuk është alarmante. Është një situatë që tregon se duhet të kemi kujdes të shtuar dhe rritje të vigjilencës. Numrat të pacientëve të shtruar në spital ka pësuar rritje me një mesatare prej 273 shtrimesh në 14 ditë. Në radhët e terapisë intensive ka pësuar një rritje. Duke bërë një vlerësim të pozitivitetit në raport me testimet, në të gjithë vendin vijon testimi në komunitet për të izoluar çdo rast në kohën e duhur. Rritja e numrit të testimit, përmes testimit të shpejtë, vlerësohet një rritje e qëndrueshme e pozitivitetit. Kjo kërkon që qytetarët të bëjnë kujdes. Efekti i rritjes së qëndrueshme vjen dhe si efekt i festave të fundvitit nga mbledhjet familjare gjatë kësaj periudhe. Do vijojmë të kemi në zbatim masat që tashmë janë dhe që kanë dhënë impakt dhe që ka dhënë efekt.

Advertisement

 

 

Në të tilla kushte, autoritetet nenvizojne se masat anti- Covid do vazhdojnë të qnëdrojnë të njejta. Mesimi do te vijoje online ne universitete dhe ora policiore nuk do të ndryshojë.

 

Advertisement

 

OGERTA MANASTIRLIU

 

MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROTJES SOCIALE

Advertisement

 

Për universitetet, mësimi online do të vijojë të qëndrojë i tillë deri në një urdhër të dytë.Ashtu sikurse, Silva Bino jua shpjegoi, mund tju përsëris se ky vendim përsa i përket universiteteve vjen bazuar në disa të dhëna epidemiologjike ku kemi një rritje të rasteve pozitive në grupmoshën e re. Kjo na çon në një vendimarrje për të bllokuar përhapjen e virusit në këtë grupmoshë. Nëse do kemi grumbullim të rinjsh në sallat e universiteteve, do kemi rritje. Me të dhënat që kemi është vlerësuar nga Komiteti i Ekspertëve që mësimi të vijojë online. Kjo mund ta shihni dhe në vendet e tjera. Dhe universitetet kanë pasur kohë për përgatitjen e platformave online. Vendimi është deri në një urdhër të dytë, do ketë vlerësim në baza epidemiologjike.

 

Gjatë konferencës për shtyp Manastirliu u shpreh 10.000 mijë doza do të mbërrijnë brenda janarit Nga Pfizer  ndersa qeveria shqiptare po pret përgjigje nga platforma COVAX për mbërritjen e vaksinave të tjera.

Advertisement

 

Jemi në pritje të vaksinave që priten të mbërrijnë brenda muajit janar nga marrëveshja me Pfizer dhe nga COVAX. Javën tjetër mund të kemi një përgjigje në këtë platformë të COVAX për të mësuar mbi kohën kur do vijnë. Kemi shpresa që dhe nga kjo platformë ku kemi parapaguar 4 mln dollarë, ku do të vaksinojmë 500 mijë qytetarë. Nëpërmjet marrëveshjes me Pfizer presim 500 mijë doza dhe vijojmë në fund të janarit.Ne jemi besimplotë që kontrata me Pfizer do zbatohet sipas afateve të parashikuara ku përshkruhet se ardhja e 10 mijë dozave do bëhet brenda janarit. Përsa i përket vaksinimit të 4 spitaleve ne po vijojmë. Janë rreth 1000 punonjës në 4 spitale. Janë 5000 mjekë dhe infermierë që janë më të ekspozuarit në vendin tonë, në reanimacione, urgjenca kombëtare. Me të përfunduar do kemi dhe një vaksinim të kombinuar. Ekziston dhe një kategori e riskuar, në shtëpitë e të moshuarve, ata që kanë sëmundje shoqëruese, po bëhet punë për identifikimin e tyre. Dua që tju bëjë të ditur që nuk do ketë vetëm një qendër vaksinimi. Do kemi qendra të tjera në qendra të tjera të vendit”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy