Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në DIbër.
Sipas njoftimit të Policisë përplasja me armë ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 45 vjeçar i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, Policia ka vënë në pranga autorin.
I plagosuri është Agron Delishi ndërsa autori i dyshuar Besnik Selxhaferi.
Dibër/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Më herët gjatë kësaj të premte, të shtëna me armë zjarri u shënuan edhe në Shkodër nga ku mbeti i plagosur rëndë një person i cili më pas ndërroi jetë në spital.