Nuk ndalen të shtënat/ Plagosje me armë zjarri edhe në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ndalen të shtënat/ Plagosje me armë zjarri edhe në Dibër

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në DIbër.

 

Sipas njoftimit të Policisë përplasja me armë ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.

 

Advertisement

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 45 vjeçar i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

 

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, Policia ka vënë në pranga autorin.

 

Advertisement

 

Dibër/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Advertisement

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Më herët gjatë kësaj të premte, të shtëna me armë zjarri u shënuarn edhe në Shkodër nga ku mbeti I plagosur rëndë një person I cili m3ë pas ndërroi jetë në spital.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy