
Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur sot lidhur me “ultimatumin” e Komisionit të rithemelimit të PD, për lirimin e karriges së kryetarit.
Basha u shpreh se PD i ka marrë vendimet e saj dhe Kuvendi i 18 dhjetorit është përqafimi i të ardhmes.
Advertisement
“S’ e kanë shqiptarët mendjen te karriget. Fatkeqësi e madhe dhe ndjesë shqiptarëve që filtrat tona kanë dështuar e kanë prodhura njerëz të cilët në këtë kohë kur ju s’ keni para të mbushni tavolinen, e kanë mendjen te karriget. PD i ka marë vendimet, kuvendi i 18 dhjetorit është përqafim i të ardhmes. Nuk na plas për karriget e atyre që kanë qenë këtu për karrige”, tha Basha.