Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 29 vjeçarit nga nje efektiv policie, në një market në Tiranë.

 

Efektivi Arbër Sula ishte me leje në Tiranë pasi do t’i nënshtrohej testit të drogës, pas vendimit të kryepolicit Nano. Testi nuk u bë për shkak të ngjarjes ndërkohë polici është larguar në drejtim të paditur dhe ka humbur mes rrugicave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Burime nga policia deklarojnë se viktima Jurgen Duka ka tentuar t’i paguaj edhe pijet policit Sula, veprim që duket edhe përmes videos. Pagesa është tentuar të bëhet me idenë “nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua”.

 

Kjo ka sjell acarimin e policit, i cili e ka kundërshtuar dhe sherri përfundoi me një viktimë. Autori dhe viktima nuk njiheshin fare me njëri-tjetrin. Detajet e zënkës janë konfirmuar edhe në dëshminë e Orgest Drazhit, mikut të viktimës, tashmë i arrestuar për mos kallëzim krimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";