Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka vendosur të lë në fuqi vendimin e marrë në KPK për të shkarkuar gjyqtarin e krimeve të rënda, Luan Hasneziri. Shkak është bërë mosjustifikimi i pasurisë.

 

Hasnezirit i krijoi probleme një apartament i blerë në vitin 2006 dhe i paguar me një skemë të komplikuar që përfshin hua, kredi bankare dhe një kontratë noteriale. Po ashtu, problem rezultoi për të edhe mosdeklarimi në formularin për kontrollin e figurës së refuzimit të një vize për të udhëtuar në SHBA.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Luan Hasneziri e ka filluar karrierën në sistemin shqiptar të drejtësisë në vitin 1999 si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës dhe më pas në Vlorë. Ai u emërua gjyqtar i Krimeve të Rënda në vitin 2005.