Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku ka zhvilluar një takim me kryeministrin e landit të Bavarisë dhe zyrtarë të tjerë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Rama tha se është e rëndësishme që Shqipëria të jap kontributin e vet për të ndihmuar shtetet e BE në emigracionin e paligjshëm.
Teksa bëri edhe një herë apel për futjen e Shqipërisë në Union, Rama tha se Shqipëria aktualisht është një E pa B, por e gatshme për të qenë pjesë e zgjidhjes së problemeve.
Rama solli në vëmendje edhe vizitën e Shtauzit në Shqipëri 40 vite më parë, kur vendi jonë ishte akoma nën ndikimin e diktaturës.
“Ndihem i nderuar që jam ftuar si mik nderi nga kolegu im mjaf të çmuar Markus dhe nga grupi union CSU për të pasur këtë moment të jashtëzakonshëm mendimesh dhe ndjesie europiane. Për ata që nuk e dinë, 40 vjet më parë Shtrauz vizitoi Shqipërinë tërësisht të izoluar. Vizita e tij ishte një dritë e beftë shprese e më pas marrëdhëniet gjermano-shqiptare u vendosën vite më pas. Nëse do pyesni shqiptarët kanë një lidhje të veçantë me Bavarinë. Kjo ka të bëjëme mijra shqiptarë që jetojnë këtu dhe ata nuk mund të jenë më mirënjohës sesa kaq duke qenë pjesë e ekonomisë dhe përpjekjeve bavarez.
Pata nderi të kisha mundësinë të ndaja disa mendime në praninë e një kolegu tjetër që përfaqëson europën në sytë tanë prej kaq vitesh. Kemi folur për temat që kemi hedhur në tryezë. Kemi folur edhe për mënyrën se si Shqipëria e sheh dhe të kontribuoj për emigracionin e paligjshëm përmes marrëveshjes që arritëm me Italinë. Shqipëria nuk është zgjidhja sepse jemi të vegjël e nuk kemi mjete. Shqipëria mund të bëj pjesën e saj për të kontribuar në këtë zgjidhje pasi kjo sfidë kërkon një zgjidhje mbarëeuropiane.
E gjithë familja europiane duhet të qëndrojë sëbashku e të bjerë dakord për një përgjigje të vetme. Po të mund të spekuloja, do thoja që dallimi mes djemve dhe burrave është se djemtë duan të tregojnë diçka, burrat duhet të bëjnë diçka. Ne jemi këtu, duam të jemi pjesë e zgjidhjes. Ne nuk jemi BE, por E pa B.
Pra hyn në BE dhe për të ardhur në Shqipëri duhet të dalësh nga BE. Ne duam të jemi pjesë e saj dhe mendoj se po bëjmë gjëra të mira në shumë fusha. Turizmi jonë po lulzon dhe duam të bëjmë gjëra me qeverinë e Bavarisë që të jemi të dobishëm”, tha Rama.vizionplus.tv