Policia e Korçës ka arrestuar një 29 vjeçar i cili nuk iu bind urdhërit të policisë si dhe u kap me një sasi lëndë narkotike.
Në pranga është vënë shtetasi S. S., 29 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll.
Ky shtetas është konstatuar nga punonjësit e policisë në qytetin e Korçës, me mjetin tip “Volkswagen”, të cilët i kanë bërë me shenjë të ndalonte, por 29-vjeçari nuk iu bind urdhrit të tyre dhe u largua me shpejtësi. Pas ndjekjes, u bë e mundur ndalimi i shtetasit S. S., gjatë kontrollit në mjetin e të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";