“Nuk ishim të dehur”, e dashura e 19-vjeçarit italian që humbi jetën në Velipojë pa ngjarjen e rëndë: Vëllai im nuk ka faj, ishte aksident

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nicola Loro 19 vjeç, me origjinë nga Italia humbi jetën në spitalin e Shkodrës, pas përplasjes së dy Jet Ski-ve në plazhin e Velipojës.

Loro kishte ardhur për pushime me të dashurën e tij dhe vëllanë e të dashurës. Ky i fundit u arrestua nga policia e Shkodrës për “vrasje nga pakujdesia”.

Lidhur me tragjedinë ka folur e dashura e 19-vjeçarit, Giusy Di Tella, njëkohësisht dhe motra e të arrestuarit, Salvatore Di Tella, e cila thekson se ata nuk ishin as nën efektin e alkoolit dhe as të drogës.

“Ishte thjesht një aksident tragjik”, deklaroi ajo për Ansa.

Advertisement

“Autoritetet shqiptare kanë dhënë leje që ne të marrim trupin e të dashurit tim dhe po përgatitemi të kthehemi në Itali, por dua të theksoj fort se ishte thjesht një aksident tragjik, një përplasje e papritur; ne nuk kishim pirë alkool dhe as drogë. Unë, i dashuri im dhe vëllai im ishim shumë të lidhur. Ata të dy ishin si vëllezër”, thotë vajza e përlotur.

Nicola ishte me familjen e të dashurës së tij që kishte ardhur në Shqipëri për një dasmë. Tragjedia ka ndodhur të dielën. Nicola dhe Salvatore vendosën të merrnin dy Jet Ski. Më pas ata u përplasën në detin e Velipojës.

Giusy ishte dëshmitare e tragjedisë. Ajo ishte me të dashurin e saj në njërin prej Jet Ski-ve që u përfshi në aksident.

Pas përplasjes, shpjegon Giusy, “vëllai im u hodh në ujë për të ndihmuar Nicolën, ai e nxori nga uji dhe u dërgua menjëherë në spital ku fatkeqësisht vdiq”.

Advertisement

Policia e Shkodrës ndaloi Salvatore Di Tella-n, i cili akuzohet për “vrasje nga pakujdesia”.

Sipas policisë përplasja është shkaktuar nga “manovrat e rrezikshme dhe të pasakta” ​​të kryera “një milje nga perimetri i sigurisë”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy