Noka: Nëse Berisha do pranonte ofertën e Rama-Basha, Malltezi do të ishte investitor strategjik  

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Noka: Nëse Berisha do pranonte ofertën e Rama-Basha, Malltezi do të ishte investitor strategjik  

Sekretari i Përgjithshën i PD së Rithemelimit, Flamur Noka e ka quajtur tragji-komedi arrestimin e dhëndërit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

 

I ftuar në programin “Albano shoë”, Noka është shprehur se nëse Berisha do të pranonte ofertën e dyshes Rama-Basha, sot Malltezi do te ishte investitor strategjik.

 

Advertisement

“Mjaftonte që Berisha të shiste gjakun e djersën e demokratëve, edhe do të kishte favorizime. Por Berisha nuk e bën kurrë këte. Malltezi është në viktimë e sulmeve politike ndaj vjehrrit të tij“.

 

Për Nokën, Rama nuk do të ishte aty ku është, nëse nuk do të qe Basha në krye të demokratëve. Sipas tij, Rilindja nuk përfaqëson socialistet, e shumë prej tyre në Parlament, thonë që nuk kane cfarë ti bëjnë urdhërave të Rames. Noka u shpreh gjithashtu se ka zgjedhur të mos i lërë fëmijëve kulla e pallate, por jetë me dinjitet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy