Flamur Noka drejtues politik i PD për një pjesë të madhe të zonave periferike të Tiranës u ndal këtë të premte në Laknas ku akuzoi qeverinë se i ka lënë projektet për këtë zonë vetëm në 3D.
“Rilindja Rurale rezultoi një gënjeshtër e madhe për banorët e Laknasit. Sot, ky fshat është i mbuluar nga mbeturinat, me ndërtesa të vjetra të mbuluara me eternit, duke u kthyer në një rrezik për banorët e zonës.Rrugët dhe trotuaret e Laknasit janë investim i bërë në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.Me Edi Ramën dhe Rilindjen, kjo zonë është zhytur në baltë, ka mbetur në vendnumëro! Gjendja e Laknasit sot është shumë larg pamjes së një fshati turistik. Kjo situatë skandaloze ka ardhur si pasojë e keqqeverisjes, e abuzimeve dhe premtimeve të pambajtura nga Edi Rama.” – u shpreh z.Noka.
Flamur Noka u lëviz nga Lulzim Basha nga drejtues politik për qarkun Kukës drejt Tiranës aty ku ai mbulon zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit.