Deputeti i PD, Flamur Noka, ka publikuar disa foto nga Foltorja e Berishës në Pogradec. Në fotot e publikuara nga Noka shihen qindra demokratë që kanë mbushur plot sallën ku po zhvillohet takimi.
Noka shkruan krahas fotove se demokratët e Pogradecit mbështesin një PD të bashkuar, një PD, të hapur, të fortë dhe fituese.
“Pogradeci i bukurive të rralla dhe njerëzve të kulturës dhe dijes sot i dha shkëlqim “Foltores”. Demokratët dhe demokratet e Pogradecit mbështetin një PD të bashkuar, një PD më të hapur, më të fortë e fituese ..Me Sali Berishen”, shkruan Noka
Advertisement