Shkrimtari austriak i cili në vitin 2019 kishte fituar çmimin Nobel, Peter Handke është dekoruar të hënën me medaljen “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç këtë dekoratë i ka dhënë shkrimtarit austriak Handke në shenjë të falënderimit për kontributin që ka dhënë ky i fundit për Serbinë dhe serbët në përgjithësi, raporton pink.rs. 

“Populli serb është i lumtur të përfshijë Handken mes miqve të tij. Populli ynë kurrë nuk ka pasur nevojë për më të mirë…

Bashkëmoshatarët e mi e njohën punën e tij përmes filmave të Will Wenders. Sa herë që dua të kuptoj problemet e njerëzve tanë në Kosovë dhe Metohi, kërkoj një nga librat e Peter Hadke.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke dhënë urdhrin më të rëndësishëm, Serbia tregon mirënjohjen e saj për akademikun dhe kolegun e saj Handke. Faleminderit për gjithçka që bëni për vendin tonë dhe Serbinë“- theksoi Vuçiç.

Pas fjalimit të tij, Vuçiç i dha fituesit të çmimit Nobel austriak, “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjit, të shkallës së parë.