Nesër në orën 13:00 është paralajmëruar një protestë për uljen e çmimit të karburantit.
Sipas një njoftimi që po qarkullon në rrjetet sociale, ditën e premte në orën 13:00 pasdite do të zhvillohet protesta ku kërkohet që në autostradën Tiranë – Durrës të fiket makina në mes të rrugës.
“Protestë! Fike makinën!”thuhet në lajmërimin e shpërndarë nga shoqëria civile në rrjetet sociale.
Kjo protestë vjen pas rritjes së çmimit të karburantit në gjithë vendin.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Gazi i cili në fillim të vitit 2021 ishte nga 50-60 lekë për litër, tashmë në pikat e karburanteve rezulton se çmimi është rritur deri në 90 lekë për litër. Edhe nafta është shtrenjtuar sërish me 10 deri në 20 lekë për litër, duke ndikuar drejtpërdrejtë tek xhepat e familjeve shqiptare.